Liverpool mposht Bayernin në ‘Allianz Arena’ dhe kualifikohet në çerekfinale (Foto)

Liverpool e ka mposhtur Bayern Munich në ‘Allianz Arena’ me rezultat 3-1, fitore kjo që i ka sjellë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 0-0.

Mysafirët e hapën llogarinë në minutën e 26’ me Sadio Manen.

Bayerni e barazoi rezultatin me autogolin e Matipit në minutën e 39’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë Van Dijk i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 69’.

Për rezultatin përfundimtar 3-1, shënoi përsëri Sadio Mane në minutën e 84’.