Foto: Liverpool/ Twitter

Liverpool i pandalshëm, shënon fitoren e radhës ndaj Wolves (Foto)

Liverpool po vazhdon me fitore në Premierligën angleze, kësaj radhe ‘të kuqtë’ e kanë mposhtur skuadrën e Wolves, në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.

Golin e parë për Liverpoolin e shënoi Mohamed Salah në minutën e 18’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Edhe pjesa e dytë i takoi skuadrës së Kloppit.

Golin e dytë e shënoi mbrojtësi Van Dijk në minutën e 68’.

Pas kësaj fitore Liverpooli, e ruan vendin e parë me 48 pikë. Nga 18 ndeshje Liverpooli ka shënuar 15 fitore, tri barazime dhe asnjë humbje.