Komisioni i Pavarur per Media/KPM

KPM reagon lidhur me letrën e Premier League për të drejtat e transmetimit të ndeshjeve

Kryetari i Komisionit parlamentar për media, Valon Ramadani, më 13.03.2024 ka publikuar një letër të pranuar nga liga e futbollit të Anglisë,  Premier League, në të cilën mohohet se “Artmotion” mund t’i transmetojë ndeshjet e saj.

Ramadani ka thënë se “transmetimet deri tani del të jenë bërë jashtëligjshëm dhe si të tilla do të duhej të trajtoheshin nga Komisioni i Pavarur i Mediave”.

Lidhur me ketë çështje ka reaguar KPM-ja duke thënë se sqarimet e dhëna nga Premier League në këtë letër paraqesin informata deri më tani të panjohura për KPM-në.

Ndërsa është thënë se KPM së shpejti do të ndërmarrë hapat e duhur në lidhje me këtë çështje.

Në reagim thuhet se bazuar në marrëveshjet/autorizimet dhe konfirmimet e deponuara në KPM nga palët e interesit (Premier League, “DigitAlb” dhe “Arena”) të drejtat për ritransmetimin ngjarjeve sportive të Premier League-s për territorin e Republikës së Kosovës i kanë siguruar kompania “DigitAlb” në gjuhën shqipe dhe “Arena” në gjuhën serbe.

“KPM me datën 27 shtator 2023, ka kërkuar sqarime te detajuara nga Premier League në lidhje më të drejtat e Arena dhe Digitalb për transmetimin e Premier Leagues për territorin e Republikës së Kosovës. Premier League me datën 19 tetor 2023, i është përgjigjur kërkesës së KPM-së, duke sqaruar së të drejtat e ritransmetimit për ngjarët sportive të Ligës Angleze, për territorin e Republikës së Kosovës, për gjuhen shqipe i janë dhënë kompanisë DigitAlb ndërsa për gjuhen serbe kompanisë Arena. Gjithashtu Premier League ka sqaruar se Arena dhe Digitalb kanë të drejte të hyjnë në marrëveshje me operatoret e tretë për të siguruar ritransmetimin e Premier Leagues në territorin e Republikës së Kosovës”- thuhet në reagim.

Ndërsa është thënë se KPM, se fundi, është njoftuar se Premier League me letrën e datës 12.03.2024 të përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sqaron se nuk e ka autorizuar “Arenën” për t’i lejuar operatorit “Artmotion” transmetimin e ngjarjeve sportive të Premier League.