Liverpool dhe Juventus dëshirojnë transferimin e Julian Brandt

Julian Brandt mund ta lë Bayer Leverkusenin në afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetës së njohur gjermane “Sport Bild”, Liverpool dhe Juventus janë të gatshëm që të paguajnë klauzolën prej 25 milionë eurove për Julian Brandtin.

22 vjeçari gjerman ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2021, por forma e mirë e tij ka zgjuar interes të madh nga skuadra të njohura evropiane.

Julian Brand në këtë sezon nga 38 ndeshje i ka shënuar shtatë gola dhe 14 asistime.