Foto: Facebook

Liga e Kampionëve edhe sot ju sjell ndeshje Interesante (Foto)

Liga e Kampionëve edhe sot do të na sjellë plotë tetë ndeshje interesante, të cilat do të luhen në kuadër të xhiros së katërt në Grupe.

Si çdo herë tashmë, dy ndeshje zhvillohen me orarë prej 18:55-ve, ndërsa gjashtë prej tyre prej orës 21:00.

Ndeshja më interesante për sot pritet të jetë përballja e Grupit H, ndërmjet dy gjigantëve evropian, Juventus – Manchester United. Ndeshjen e parë në Manchester, ka fituar Juventusi me rezultat 1-0, me golin e Dybalas.

Ndeshje interesante për sonte priten të jenë edhe CSKA Mosca dhe Roma, dhe Bayern Munich AEK Athens.

Kallxo.com, më poshtë iu sjell të gjitha përballjet e sotme: