Koke: Do të japim gjithçka nga vetja që të kualifikohemi

Mesfushori i Atletico Madridit, Koke, ka folur para medieve, për ndeshjen e kthimit ndërmjet me Juventusin, që luhet nesër në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve prej orës 21:00.

Koke ka thënë se e di që i pret ndeshje e vështirë, por ata do të japin gjithçka nga vetja që të kualifikohen.

“Ne e dimë se nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të japim gjithçka nga vetja që të kualifikohemi”, ka thënë fillimisht Koke.

Ai po ashtu e ka cekur se duhet ta nisin ndeshjen me intensitet të lartë dhe kujdes të shtuar.

“Jam i fokusuar se si do të luaj skuadra. E di që në Ligën e Kampionëve mund të ndodh gjithçka dhe ne e dimë se do të përballemi me një ekip të madh nesër. Do të jetë esenciale që të startojmë më një intensitet të lartë, por duhet të kemi kujdes”, ka potencuar ai.

Ndeshja e parë ndërmjet Atletico Madridit dhe Juventusit kishte përfunduar me fitoren e spanjollëve me rezultatin 2-0.