Klopp tregon se çfarë i tha lojtarëve në zhveshtore menjëherë pas humbjes

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për media, pas humbjes 3-0, nga Barcelona mbrëmë në ‘Camp Nou’, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Ai ka treguar se çfarë i ka thënë lojtarëve të tyre pas përfundimit të ndeshjes. Gjermani insiston se Liverpooli bëri një lojë të bukur mbrëmë.

“Unë thashë se jam vërtet krenar për ta, se me të vërtetë më pëlqeu loja. Ata nuk duhet të mendojnë për ndeshjen e ardhshme kundër Barcelonës, tani ne luajmë në Newcastle. Atje është i gjithë fokusi ynë. Ne shkojmë në hotel, kemi një gjumë të duhur, ngrihemi në mëngjes, fluturojmë në shtëpi dhe pastaj përgatitemi për Newcastle”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij çfarëdo që ndodh edhe në ndeshjen e kthimit ai do të jetë krenar me lojtarët e tij.

“Çfarëdo që të ndodhë, këta djem, nuk mund të isha më krenar për ta. E njoh rezultatin dhe njerëzit që nuk e kanë parë këtë lojë do të thonë gjëra të çuditshme, ne e pranojmë atë me lehtësi”, ka thënë Klopp.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në ‘Anfield’ me 7 Maj.