Këta janë tre trajnerët e nominuar për trajnerin e muajin në ligën angleze

Liga angleze e futbollit ka zbuluar emrat e tre trajnerëve që pretendojnë për të fituar çmimin e trajnerit të muajit nëntor.

Kandidatët e nominuar për këtë çmim janë: Steven Gerrard, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.

Gerrard erdhi te Aston Villa me 15 nëntor dhe që nga ajo kohë, ai ka arritur që të sigurojë dy fitore të rëndësishme për ekipin.

Jurgen Klopp me ekipin e Liverpool, prej 3 ndeshjeve ka 2 fitore dhe një barazim.

Ndërsa Guardiola prej 3 ndeshjeve të zhvilluara ka plotë 3 fitore. Pritet të shihet se kush do të rrëmbejë këtë çmim për muajin nëntor.