Klopp i frikësohet ardhjes së Ralf Rangnick te Manchester United

Vendimi i Manchester United që të marrë në klub si drejtues gjermanin Ralf Ragnick nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp.

Në një konferencë për media, Klop është shprehur se ardhja e Ralf Rangnick tek United është shumë e mirë për Manchesterin, ndërsa jo e mirë për të tjerët.

“Man United do të organizohet në fushë. Ky padyshim nuk është një lajm i mirë për ekipet e tjera”, është shprehur Klopp.

Sipas tij, fatkeqësisht një trajner i mirë po vjen në Angli.

“Fatkeqësisht një trajner i mirë po vjen në Angli, në Manchester United. Ai është një menaxher vërtet me përvojë, ka ndërtuar dy klube nga askund” është shprehur Klopp.