Juventus në krye me Ronaldon kërkon kalimin në gjysmëfinale (Foto)

Juventus sot do të ketë një tjetër test të vështirë ndaj Ajaxit, në kuadër të ndeshjes së dytë kthyese në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve e cila do të luhet në “Allianz Stadium” në Torino.

Ndeshja e parë para një jave kishte përfunduar me rezultat 1-1, me golat e Cristiano Ronaldos dhe Ruben Neres.

Juventus sonte do të futet në lojë pa lojtarët Giorgo Chiellinin dhe Mario Mandzukicin, ndërsa për Ajaxin do të mungojë Tagliaficio për arsye të kartonëve.

Ndeshja luhet prej orës 21:00.

Fituesi i kësaj ndeshjeje në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Manchester City- Tottenham, ndeshje e cila zhvillohet nesër prej orës 21:00.