Joe Biden: Nuk do të ketë më NATO nëse Trump fiton përsëri

Ish-nënpresidenti, Joe Biden paralajmëroi se NATO do të dështojë nëse presidenti Trump fiton edhe një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Washington Times.

“Nëse ai fiton zgjedhjet, unë ju premtoj, nuk do të ketë NATO në katër vjet apo pesë vjet,” tha Biden, gjatë një intervistë në CNN me Chris Cuomo.

“Pse e kemi fuqizuar NATO-n, Chris? Pra, asnjë komb nuk mund të abuzonte me pushtetin në rajon, në Evropë, në mënyrën që ata bënë në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore,” shtoi Biden.

Trump ka ngritur rregullisht shqetësime rreth NATO-s që prej marrjes së detyrës.

Shtëpia e Bardhë nuk ka kthyer përgjigje për këtë.

Biden është në mesin e më shumë se 24 kandidatësh që aktualisht kërkon emërimin e Demokratëve për të konkurruar kundër Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ai duke akuzoi presidentin për “mosmarrëveshjen” e aleatëve dhe “përqafimin e kriminelëve” duke përfshirë udhëheqësit e Rusisë dhe Koresë së Veriut.