Inter fiton edhe pa Icardin (Foto)

Inter duket se nuk po e ndjen mungesën e Mauro Icardit, pasi e ka mposhtur Rapid Viennen me rezultat 4-0.

Në pjesën e parë ‘nerauzurët’, kaluan në epërsi të hershme me Vecinon në minutën e 11’.

Për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes Rancchia në minutën e 18’.

Inter në pjesën e dytë i shënoi edhe dy gola.

Ivan Perisic shënoi në minutën e 80’ për 3-0 dhe Politano në minutën e 87’ për 4-0.

Rezultati i përgjithshëm i të dy ndeshjeve është 5-0, pasi edhe si mysafir kishin fituar italianët me rezultat 1-0.

Inter kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europa League.

Inter është duke i fituar që tri ndeshje pa prezencën e Mauro Icardit, të cilit iu largua shiriti i kapitenit në javën e kaluar dhe që prej atëherë ai nuk është duke u paraqitur në fushën e lojës për këtë skuadër.