Hedhet shorti i gjysëmfinaleve për kupën e Kosovës

Sot në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë tërheqja e shortit për gjysëmfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës.

Vëllaznimi që eliminoi kampionen në fuqi Dritën, do të përballet me Trepçën ’89, që eliminoi fituesen e vitit të kaluar të kupës, Prishtinën.

Ndërsa Ballkani që me mjaft vështirësi u kualifikua në gjysëmfinale do të përballet me Feronikelin.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 17 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 1 maj.