Guardiola: Riyad Mahrez do të qëndroj, ai është i lumtur

Pep Guardiola ka folur për sulmuesin anësor Riyad Mahrez, për të cilën në ditët e fundit është folur shumë rreth largimit të tij nga “qytetarët”.

Por, është vet trjaneri spanjoll që i shuan këto zëra, duke thënë se Mahrez është i lumtur dhe do të qëndroj te City.

“Ai do të qëndroj këto edhe pas këtij sezoni, edhe pas tjetrit sezon. Ai është i lumtur edhe ne jemi të lumtur me të”, ka thënë Guardiola.

Mahrez u transferua në Manchester City në verën e kaluar nga Leicesteri për 67 milionë euro.

Ai deri më tani i ka bërë 42 paraqitje duke i shënuar 11 gola dhe 11 asistime.