Foto: Facebook

Mahrez ia dedikon golin ish-presidentit të Leicesterit

Manchester City mbrëmë shënoi fitore të rëndësishme ndaj Tottenhamit, në udhëtim me golin e Riyad Mahrez.

Mahrez pas  ndeshjes ka folur për ish-presidentin e Leicesterit i cili vdiq tragjikisht të shtunën pas rrëzimit të helikopterit të tij.

Mahrez ka thënë që Vichai ishtë special për të, pasi ka kaluar katër vite e gjysmë aty, dhe presidenti i tij ishte përson i mirë.

“Vichai ishte shumë special për mua. Unë kalova katër vite e gjysmë atje. Kam shumë kujtime me to. Ai ishte një përson shumë i mirë.

Gjithashtu Mahrez kur ka shënuar golin, i ka drejtuar duart drejt qiellit, për t’ia dedikuar golin atij.

“Kur shënova, i drejtova duart drejt qiellit për të. Ai ka bërë shumë për mua dhe Leicesterin”, ka thënë Mahrez.

Përshëndetje i nderuar!