United-City, kështu mbyllet pjesa e parë

Pjesa e parë e derbit të madh anglez, Manchester United-Manchester City, është mbyllur me epërsinë e ‘qytetarëve’ prej 0-2.

Skuadra e Pep Guardioles e nisi furishëm ndeshjen duke kaluar herët në epërsi, në minutën e 7-të.

Ishte Cancelo ai që dërgoi një top të rrezikshëm në zonë, që u devijua nga Eric Bailly duke përfunduar brenda portës së David De Geas.

Citizens vazhdoi me sulme të njëpasnjëshme, dhe kishte disa mundësi të mira shënimi, por De Gea bërë disa pritje të mira ndaj Kevin De Bruyne e Gabriel Jesus, raporton RTK.

Krejt në fund të ndeshjes ishte Gabriel Jesus që realizoi në minutën 45+1′ për ta dërguar skuadrën e tij në pushim me rezultat 0-2.