Guardiola për Ligën e Kampionëve: Ne jemi fëmijë në këtë kompeticion

Trajneri spanjoll Pep Guardiola, në një konferencë për media ka folur për ndeshjen e nesërme ndërmjet Manchester Cityt dhe Schalkes, që zhvillohet në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

City ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 3-2, si mysafirë ndaj Schalkes.

Guardiola ka thënë se janë me fat që e kanë epërsinë dhe i pret punë e vështirë për të bërë në Ligën e Kampionëve.

“Jemi me fat që sot kemi epërsinë 3:2 sepse mund të ishte 3:1 apo 4:1 për kundërshtarët. Pas rezultateve të PSG dhe Real Madrid, sot po mendoj që ne kemi punë të vështirë për të bërë” ka thënë Guardiola.

Spanjolli ka thënë se City janë fëmijë në Ligën e Kampionëve, kështu ndjehet dhe nuk ka arsyetim sipas tij.

“Ne jemi fëmijë në këtë kompeticion, kështu ndihem. Këto nuk janë arsyetime. Sigurisht se duam të fitojmë” ka potencuar spanjolli.

Manchester City-Shcalke luhet nesër me fillim prej orës 21:00 në ‘Etihad Stadium’.