Foto: Gjilani/Facebook

Gjilani: Nuk e kemi emëruar Sherifin trajner

Skuadra e Gjilanit ka mohuar informacionet sipas të cilave në vend të trajnerit të shkarkuar, Sadat Pajazitit, ka emëruar Sallah Sherifin.

Gjilani thotë se në krye të shtabit teknik vazhdon të jetë Alban Hyseni, i cili do të jetë në këtë pozitë deri në vendimin final të kryesisë së klubit.

Në njoftim thuhet se klubi është në bisedime me disa trajner dhe ende nuk ka vendosur për ndonjërin prej tyre.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë.

KOMUNIKATË ZYRTARE

Me anë të kësaj komunikate duam ta informojmë opinionin publik, që pas lajmeve të fundit se drejtori sportiv, Sallah Sherifi, ka marrë drejtimin e skuadrës, nuk qëndrojnë dhe janë të pa vërteta.

Klubi futbollistik SC Gjilani ju njofton se skuadra është në bisedime me disa trajner dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim përfundimtar se kush do ta udhëheqë ekipin në pjesën e mbetur kampionale.Në krye të shtabit teknik të skuadrës mbetet Alban Hyseni, deri në vendimin final të kryesisë së klubit të Gjilanit.

Klubi futbollistik Gjilani me anë të mjeteve zyrtare të informimit, do ju njoftoj për zhvillimet e ardhëshme rreth çështjes së kryetrajnerit.

SC Gjilani

Gjilan, 25 Shkurt