Gazmend Ejupi Pjesë e Ekspozitës “Bukuria në Rrëmujë”

Ejupi prezantohet me dy piktura

Puna e katër piktorëve që përdorin imazhet e gjetura në praktikën e tyre, do të prezantohet në Galerinë Yukiko Kawase, në Paris të Francës.

Në mesin e këtyre veprave do të ekspozohet puna e artistit shqiptar, Gazmend Ejupi.

Pjesë e ekspozitës “Bukuria në Rrëmujë”-“Beauty in Diasarray”, përveç Gazmend Ejupi janë edhe Doris Day, Jack Duplock dhe Suzanne Jalenques.

Hapja e ekspozitës do të bëhet sot,  ndërsa publiku do të mund ta vizitojë që nga 7 qershori deri më 1 korrik.

Ndryshe, Ejupi la Kosovën si pasoj e gjendjes së vështirë, për t’u zhvendosur në Londër në fund të viteve 1990. Në punën e tij ai paraqet konfliktin me identitetin dhe kulturën e migracionit. I njohur fillimisht si regjisor, që përdori një aparat fotografik dore për të dokumentuar mënyrën e jetesës së emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe ritualet e ditëve moderne në Kosovë, me një vështrim jo-gjykues që lejon subjektet e tij të kenë një përfaqësim të ndershëm.

Pikturat e Ejupit eksplorojnë një formë të ngjashme të hetimit për të përshtatur imazhet e gjetura që i referohen dy subjekteve atyre personale dhe historike./21Media