Ferizaj e ndal Prishtinën, bën befasinë e javës (Foto)

Ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Prishtinës ka përfunduar pa gola.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Ferizaj pas këtij barazimi pozicionohet në vendin e 11 me 15 pikë, pas 16 xhirove.

Kurse Prishtina e ruan vendin e parë së paku deri të dielën, ku Feronikeli do të udhëtoj në Gjilan për t’u takuar me Dritën.

Prishtina i ka 37 pikë, dy më shumë se Feronikeli.