Ilustrim, Foto: REL/AFP

Evropianët i thonë ‘Jo’ shamisë së grave myslimane

Sipas një sondazhi të fundit amerikan, shumica e evropianëve perëndimorë mbështesin të paktën disa kufizime sa i takon veshjes së grave myslimane.

Holanda është shteti që dukshëm kundërshton veshjen islame të grave.

Nga 15 shtete të mëdha në Evropë, Holanda dominon me më së shumti përqindje me 81%, ku qytetarët e këtij vendi janë shprehur që të paktën të ketë kufizime për veshjet e grave myslimane, të të njëjtit mendim janë edhe 78% e popullit të Belgjikës.

Ndërsa, vendet që shprehen kundër mbulimit të plotë të fytyrës janë Zvicra me 79% dhe Austria me 77% , Danimarka me 61% dhe pjesërisht janë shprehur Gjermania me 75% dhe Norvegjia me 72%,

Nga këto statistika, kuptojmë se shtetet evropiane që janë më tolerant ndaj këtij aspekti janë Portugalia me 44% dhe Suedia 49%.

REL