Drenica- Flamurtari përfundon pa fitues (Foto)

Skuadra e Drenicës dhe Flamurtarit i kanë ndarë pikët, duke barazuar me rezultat 1-1.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Skenderaj’,  nisi më mirë për vendasit, pasi shënuan gol në minutën e 30’ me Nicholas Andreës pas asistimit të Kreshinik Ukës në minutën e 30’.

Mirëpo, mysafirët u kundërpërgjigjen shpejtë duke e barazuar rezultatin pas vetëm një minuti me sulmuesin anësor Egzon Krasniqi.

Ky barazim nuk ka shkuar në favor të asnjëres ekip.

Drenica mbetet në pozitën e gjashtë me 28 pikë.

Kurse Flamurtari në vendin e tetë me 27 pikë.