Chelsea fiton me lehtësi ndaj Brightonit (Foto)

Chelsea ka shënuar fitore të lehtë ndaj Brightonoit me rezultat 3-0.

Olivier Giroud e hapi serinë e golave në minutën e 38’ pas asistimit të Hudson – Odoit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë ‘Blutë e Londrës’ i shënuan edhe dy gola.

Fillimisht Eden Hazard e dyfishoi epërsinë në minutën e 60’.

Për rezultatin 3-0, u përkujdes Lutfus Cheek në minutën e 63’.

Pas kësaj fitoreje Chelsea pozicionohet në vendin e pestë me 63 pikë.