
Abramovich përjashtohet nga Premierë Liga si drejtor i Chelsea
Premierë Liga e Anglisë, e ka përjashtuar pronarin e Chelsea, Roman Abramovich nga drejtori i Klubit, pasi oligarku u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Klubit i është dhënë një licencë speciale për të operuar pavarësisht se Abramovich i ka ngrirë asetet.
Premierë Liga tha se skualifikimi i Abramovich “nuk do të ndikojë në aftësinë e klubit për të stërvitur dhe luajtur”.
Të gjithë personat e interesuar për të blerë Chelsea, duhet të kontaktojnë Qeverinë Britanike.
Kështu ka thënë dje ministri i Teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Chris Philp.
Roman Abramovich është sanksionuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Po ashtu Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte vendosur të bllokojë shitjen e Chelsea.
Pas dorëheqjes së Abramovich, klubi londinez ishte deklaruar pro paçes dhe jo luftës.