Chelsea fiton 3-0 ndaj klubit suedez (Foto)

Chelsea ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj skuadrës suedeze Malmo.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për eliminim direkt në fazën e 1/32 së finales në Europa League.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me fitore të Chelseat me rezultat 2-1.

Në pjesën e parë nuk pati gola.

Chelsea të tre golat i shënoi në pjesën e dytë.

Fillimisht me Olivier Giroud në minutën e 55’, pastaj me Barkleyn në minutën e 74’.

Golin e fundit e shënoi super talenti Hudson – Odoi në minutën e 84’.

Pas kësaj fitore Chelsea kualifikohet në mesin e 16 ekipeve më të mira në Europa League.