Basketboll, Prishtina e pandalshme me Dardan Berishën e mposht edhe Yllin

Prishtina e nisi mirë ndeshjen pasi çerekun e parë e mbylli me epërsi prej 7 pikësh, 22-29 ishte rezultati në favor të kryeqytetasve.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të Prishtinës me një epërsi më të madh se sa në çerekun e parë, 45-54, 9 pikë epërsi.

Prishtina pas kësaj ndeshje ka një bilancë të 100%, ku i ka fituar të gjitha ndeshjet.

Rahoveci me përkrahjen e publikut vendas arriti që në çerekun e tretë të këndellet dhe ta mbyll atë me vetëm një pikë disavantazh, 69-70.

Në çerekun e katërt Prishtina e ruajti avantazhin dhe mbylli lojën me rezultat 91-94 për mysafirët.

Lojtari i ndeshjes ishte Dardan Berisha i Prishtinës me 43 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

Ndërsa lojtari më i mirë te Rahoveci ishte Fred Richardson me 34 pikë.