Foto: Federata e Basketbollit të Kosovës

Basketboll, Prishtina e pamëshirshme ndaj Boreas, e mund me 88 pikë epërsi (Foto)

KB Prishtina ka shënuar fitore të lehtë si mysafir ndaj KB Borea, me rezultat 140-52, në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Basketbollit në Kosovë.

Qysh në çerekun e parë u pa që fitoren do ta rrëmbejë Prishtina, pasi e fitoi atë me rezultat 35:10.

Pjesa e parë, apo dy çerekët e parë përfunduan me rezultat 58:26, në të mirë të Prishtinës.

Ashtu si në dy çerekët e parë edhe çereku i tretë ishte i lehtë për kryeqytetasit të cilët e mbyllën me rezultatin 95:23.

E në në çerekun e katërt Prishtina i shënoi edhe 50 pikë, për ta përmbyllur ndeshjen me rezultat 140:52.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Valon Bunjaku me shifra magjike, ku realizoi 21 pikë, 21 asistime, 12 kërcime dhe 12 topa të vjedhur.

Prishtina pas 17 xhirove është lider i padiskutueshëm me  34 pikë.