Foto: Facebook

Basketboll, Prishtina e mposht Steauan në Bukuresht

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Steaua Bukureshit dhe Z Mobile Prishtina, me fitoren e mysafirëve me rezultat  81-87.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit E në kuadër të  FIBA Europe Cup.

Pjesën e parë Prishtina e mbylli me epërsi prej 7 pikësh, 43:36, ndërsa çerekun e parë e fitoi Steaua me rezultat 21:19.

Prishtina edhe gjatë çerekut të tretë dhe të katërt arriti ta ruante epërsinë deri në fund, ku edhe shënoi fitore me epërsi prej 6 pikësh, 81-87.

Z Mobile Prishtina kryeson Grupin E me gjashtë pikë.