Basketboll, Bashkimi e fiton derbin e qytetit

Skuadra e Bashkimit e ka fituar derbin e qytetit, duke mposhtur Ponte Prizrenin me rezultat 91-84.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Basketbollit në Kosovë.

Kampionët e Kosovës në basketboll sonte triumfuan me shtatë pikë dallim nga Ponte.

Te Bashkimi lojtari më i mirë ishte Jordan Capps me 26 pikë.

Te Ponte Prizreni më i miri ishte Malcolm Canada me 25 pikë.

Pas 24 xhirove Bashkimi pozicionohet në vendin e pestë me 36 pikë, me 12 humbje dhe 12 fitore.

Kurse Ponte Prizreni në vendin e katërt me të njëjtat pikë.

Në xhiron e ardhshme Bashkimi e pret Prishtinën, ndërsa Ponte Prizreni do të përballet me Yllin e Suharekës.