Barcelona pret oferta për Coutinhon që kalojnë vlerën 80 milionë euro

Gjendja e brazilianit Philippe Coutinho në Barcelonë duket se është e zymtë dhe kjo ka bërë që shumë media evropiane të shkruajnë për largimin e mundshëm nga Camp Nou.

Barcelona do të shqyrtojë çdo ofertë që do të kalojë vlerën 80 milion euro për Coutinhon, që të zëvendësojë sado pak shpenzimin e 120 milionë eurove për të, kur e transferoi nga Liverpooli.

Sipas Goal.com, favoriti për transferimin e Coutinhos është Paris Saint-Germain, pasi francezët i kanë mundësitë financiare, dhe në anën tjetër Coutinhos do t’i pëlqente ideja të bashkohej me bashkëkombasit e tij te PSG, si Neymar, Thiago Silva dhe Marquinhos.

Qëllimi i Coutinhos ishte që të mos largohej në afatin e janarit dhe të bindte trajnerin Valverde që ta fusë në 11-shen startuese, por që deri më tani ka dështuar, pasi në fitoren e Barcelonës ndaj Betisit, braziliani që u fut në lojë në minutën e ’90.

Me 10 ndeshje që kanë mbetur në La Liga, finalen në Copa del Rey dhe çerekfinale në Ligën e Kampionëve, Coutinho duket se ka ende kohë për të gjetur veten në Camp Nou, ndërsa e ka përkrahjen edhe bashkëlojtarëve katalanas.