Foto: Atletico de Madrid/Twitter

Atletico Madrid vazhdon me fitore, e mposht edhe Villarrealin (Foto)

Atletico Madrid ka vazhduar me fitore duke e mposhtur Villarrealin me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.

Atletico fitore të rëndësishme ka shënuar edhe në mesjavë ndaj Juventusit me të njëjtin rezultat.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 31’ me golin e Alvaro Moratës.

Në pjesën e dytë djelmoshat e Diego Simeones e dyfishuan epërsinë në minutën e 88’.

Pas kësaj fitoreje Atletico pozicionohet në vendin e dytë me 50 pikë.