Atletico Madrid përgatit ofertë për transferimin e Alarios nga Leverkuseni

Atletico Madrid dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Bayern Leverkusenit, Lucas Alarios, në afatin kalimtar të verës.

Sipas televizionit argjentinas “TyC Sports”, klubi spanjoll është duke e përgatitur një ofertë në vlerë prej 30 milionë euro për sulmuesin Alario.

26 vjeçari Alario në këtë sezon i ka luajtur 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke i shënuar tetë gola dhe ka asistuar dy herë.

Alario është transferuar në Bayer Leverkusen në gusht të vitit 2017-të, nga River Plate për 12 milionë euro.