Atletico Madrid e mposht Sociedadin me golat e Moratas (Foto)

Atletico Madrid e ka mposhtur Real Sociedadin si mysafir me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga.

Atletico të dy golat i shënoi në pjesën e parë me Alvaro Moratan.

Morata serinë e golave e hapi në minutën e 30’ pas asistimit të mbrojtësit Diego Godin.

Spanjolli e dyfishoi epërsinë pas tre minutave pas asistimit të Kokes.

Atletico pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e dytë me 53 pikë, shtatë më pak se Barcelona.