Arsenal arrin marrëveshje për transferimin e Evertonit

Arsenal ka arritur ta finalizoj marrëveshjen me skuadrën e Gremios për lojtarin Everton.

Sipas “Fox Sport”, anglezët tashmë kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit brazilian.

“Topçinjtë” priten t’i paguajnë Gremios 36 milionë funta për 23 vjeçarin brazilian.

Për Evertonin po ashtu kishte shprehur interesim edhe skuadra e Manchester United, duke i dërguar skautët që ta përcjellin atë.

Everton pati paraqitje të mira me Brazilin në Kupën e Amerikës, duke e fituar këtë kompeticion.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ES1vjU9Ai6k