Ajax- Juventus, publikohen formacionet zyrtare (Foto)

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Ajax – Juventus.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam.

Juventus në këtë ndeshje do t’i ketë dy mungesa të rëndësishme si Emre Can dhe kapitenin Giorgo Chiellini.

Ndërsa vlen të theksohet kthimi i Cristiano Ronaldos, i cili nuk është paraqitur për klubin që 2 javë.

Ndeshja fillon në ora 21:00.