Ndahen Çmimet Kombëtare për Teatrin

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot, më 27 mars 2019, Çmimet Kombëtare Vjetore për Teatrin për vitin 2018.

Ceremonia e Ndarjes së çmimeve për teatrin është mbajtur në kabinetin e ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi.

Aktori Sabedin Shahiqi ka marrë çmimin Kombëtar për ‘Vepër Jetësore’ në fushën e Teatri. Këtë çmimi aktori e mori në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit.

Përveç Çmimit Kombëtar për ‘Vepër Jetësore’, MKRS në Ditë Ndërkombëtare të Teatrit ka ndarë edhe çmimet tjera vjetore.

Çmimin për shfaqjen më të mirë për vitit 2018 e mori shfaqja “Arturo Ui”, produksion i Teatrit Kombëtar. Çmimin për regjinë më të mirë e mori Bekim Lumi, post- mortum, për shfaqjen “Arturo Ui” . Çmim i cili iu dorëzua nënës së regjisorit Lumi.

Çmimi për aktorin më të mirë shkoi për Mentore Zymberaj.

Ndërsa Çmimi për prezantimin më të mirë ndërkombëta për 2018 shkoi për Shtëpinë Teatrore Filmike “AKT”.