Mitrovica e Veriut Foto: Atdhe Mulla / KALLXO.com

Mitrovica e Veriut i Çon Mbi 3 Mijë Euro në Dhurata

Mitrovica Veriore ka çuar në dhurata të Vitit të Ri 3360 euro të buxhetit.

Njoftimi për dhënie të kontratës i kësaj komune në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) është publikuar më 8 dhjetor nën titullin “Prokurim i Dhuratave të Vitit të Ri”.

KALLXO.com në lidhje me këto dhurata kërkoi të dijë nga Komuna e  Mitrovicës Veriore se sa pako dhuratash do të blihen dhe kujt do t’i shpërndahen, por nuk mori përgjigje.

Tenderin e dhuratave e fitoi kompania “Slobodan Radovanoviq I.B“ nga Mitrovica, duke mposhtur në garë tre ofertues të tjerë më të shtrenjtë.

KALLXO.com kontaktoi edhe pronarin e kësaj kompanie për ta pyetur se a përmbajnë këto dhurata prodhime vendore, por nuk mori përgjigje as prej tij.

Në njoftimin për këtë kontratë të publikuar në KRPP më 28 nëntor shihet se pakot e dhuratave për Vitin e Ri përbëhen nga 17 produkte ushqimore dhe jo ushqimore.

Aty përveç çokollatave, lëngjeve, skopinjve të kripur, karameleve dhe gjërave të ngjashme, janë porositur nga 300 lodra për djem të moshave nga o-7 vjeç dhe 300 lodra të tjera për vajza të kësaj moshe.

Pakoja e dhuratave përmban edhe 600 sete arsimore për fëmijë të moshës nga 0 deri në 7 vjeç.

Por nuk është vetëm Mitrovica Veriore që shpenzoi për dhurata të Vitit të Ri.

Agjencia e Kosovës për Intelegjencë AKI harxhoi dyfishin e mjeteve të komunës veriore të vendit-6,896 euro po për dhurata fëmijësh.

http://kallxo.com/aki-blen-dhurata-per-femije/

Edhe më shumë se Mitrovica Veriore e AKI-ja, harxhoi për dhurata të punëtorëve dhe skamnorëve Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Radoniqi” në Gjakovë.

Ajo për këtë qëllim planifikoi të shpenzojë 9500 euro.

http://kallxo.com/deri-100-euro-pakot-e-dhuratave-te-radoniqit/

KALLXO.com raportoi edhe për dhurata tjera që institucionet i blenë me para buxheti.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shpenzoi 445 euro për blerjen e 5 orëve të dorës për 5 anëtarët e bordit.

http://kallxo.com/445-euro-per-ore-dore/

Edhe Komuna e Klinës për të pensionuarit në arsim dha 1 mijë euro për 20 orë dore.

http://kallxo.com/komuna-e-klines-harxhon-1-mije-euro-per-ore-dore/

Përderisa Ministria e Integrimeve Europiane harxhoi 875 euro për blerjen e 50 çadrave nga 17.5 euro.

http://kallxo.com/ministria-paguan-17-5-euro-per-nje-cader/