Foto: Hashim Thaçi/Facebook

DOKUMENT: Dhuratat që i pranoi Hashim Thaçi që nga 2016

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi që nga zgjedhja e tij si president ka marrë një numër të konsiderueshëm të dhuratave.

Zakonshëm në pritje zyrtare, krerët e institucioneve marrin dhurata simbolike nga mysafirët.

Ligji për deklarimin e pasurisë e specifikon qartë se zyrtarët shtetëror janë të obliguar t’i deklarojnë të gjitha dhuratat që ata i marrin. Poashtu ata nuk janë të lejuar që të marrin më shumë se 1 dhuratë brenda vitit nga i njëjti person.

“Dhuratat protokollare konsiderohen dhuratat e sjella nga përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare gjatë vizitave dhe rasteve të tjera dhe dhuratat e sjella në kushte të ngjashme”, thuhet në Ligjin për deklarimin e pasurisë.

KALLXO.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka marrë listën e dhuratave që Hashim Thaçi ka marrë si president që nga zgjedhja e tij.

Në listën e dhuratave që ka pranuar Thaçi ka shqiponjë të argjendtë, top nga kampionati botëror, orë, bluzë të nënshkruar nga Rita Ora etj.

Në përgjigjën e presidencës, ata nuk kanë treguar se nga kush kanë qenë dhuruesit e dhuratave.

Më poshtë mund ta gjeni listën e dhuratave të pranuara nga Hashim Thaçi që nga zgjedhje e tij në krye të institucionit të presidentit

Dhuratat e pranuara nga presidenti Hashim Thaçi Foto: KALLXO.com