Lojtarë të klubit kampion të Kosovës - Drita - Foto: Facebook/BehgjetPacolli
Merr fund aventura e Dritës në Ligën e Kampionëve
17.7.2018 - 22:19
Ekipi bardhekaltër gjilanas – Drita ka humbur me rezultat 2 me 0 në ndeshjen e kthimit kundër Malmos.
Kampionët e Kosovës janë mundur nga ekipi suedez në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve me dy golat e shënuar nga Carlos Strandberg në minutën e 55 dhe Eric Larsson në minutën e 60.
Në ndeshjen e javës së kaluar Drita kishte humbur me rezultat 5 me 0 nga Malmo.