Malishevë, arrestohet një burrë pasi kanosi policët

Policia njofton se është arrestuar një burrë pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij kishte rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion si dhe patrullën policore.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë rreth orës 22:10.

“Pas ndalimit nga policia , i dyshuari kishte refuzuar t’ia prezantojë dokumentet si dhe i njëjti i kishte fyer dhe i kishte kanosur zyrtarët policorë”, është thënë në raportin 24 orësh të PK-së.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.