Zjarrefikesit ilustrim

Zjarr në një shkollë në Podujevë, dy të lënduar

Një  pjesë e  parketit brenda sallës së sportit të shkollës ‘Fan Noli’ e cila gjendet në Podujevë është vënë në zjarr nga persona të panjohur.

Rasti sipas policisë ka ndodhur dje në rreth orës 19:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa”.

Si pasojë e tymit lëndime trupore pësojnë dy punëtorë të sigurimit.Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ne Spitalin e Podujevës.

Policia më tej njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante dhe rasti po hetohet.