Vrasje në tentativë në Istog

Policia e Istogut ka arrestuar një person, për të cilin dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur dje në Istog rreth orës 13:00.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në stacionin policor Pejë.

Rasti, i cili po trajtohet si vrasje në tentativeë, është duke u hetuar.