Ferizaj

Rrëzohet shtylla elektrike, digjet një lokal në Ferizaj

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se në afërsi të lokalit të tij, gjatë punimeve një kompani kanë rrëzuar një shtyllë elektrike dhe që si pasojë dyshohet se është përfshirë në zjarr lokali i tij.

Incidenti ka ndodhur dje në orën 22:00 në Ferizaj.

Më tej bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.