Mentor Ramadani

Pronari i 'Euro-Abi'-t pretendon se punëtori që ra nga 8 metra lartësi si kishte vendosur pajisjet mbrojtëse

 

Në gjykimin ndaj Kadrush Rexhepit, pronarit të firmës “Euro-Abi”, i akuzuar për veprën penale asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës, është dëgjuar mbikëqyrësi i punëtorëve në këtë firmë, Shqiprim Sabiti.

Kadrush Rexhepi po akuzohet për veprën penale të asgjësimit, dëmtimi ose heqjes së pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimit të sigurisë në vendin e punës.

Në këtë rast të lëndimit në punë, kishte pësuar i dëmtuari Mentor Ramadani, duke rënë nga një lartësi prej 8 metrash në beton.

Sipas aktakuzës, në muajin nëntor të vitit 2016, në kompaninë “Jatex” në Gjakovë, Kadrush Rexhepi si përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë, nuk i ka siguruar pajisjet mbrojtëse në vendin e punës, duke rrezikuar jetën e njerëzve, përkatësisht punëtorëve.

Në këtë rast derisa i dëmtuari Mentor Ramadani, si llamarinë punues në firmën “Euro-Abi”, kishte qenë duke bartur një panel llastër të izoluar për mbulimin e kulmit, i njëjti kishte humbur drejtpeshimin, kishte rrëshqitur dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore- thuhet në aktakuzë.

Firma “Euro-Abi” kishte qenë pronë e të akuzuarit Kadrush Rexhepi.

Aktakuza shpjegon se mbulimi i lartësisë së kulmit ka qenë prej 20 metra, me peshë prej 200 kg, gjerësi 70 cm, trashësi 10cm dhe gjatësi mbi 8 metra, ku i dëmtuari Mentor Ramadani pa pajisje mbrojtëse kishte ecur në një hekur në gjerësi prej 50cm dhe pasi ka humbur drejtpeshimin ka rënë në një lartësi prej 8 metra në beton.

Shqiprim Sabiti, mbikëqyrësi i punëtorëve në firmën “Euro-Abi”, e njëkohësisht edhe vjehrri i të dëmtuarit Mentor Ramadani, tregoi se nuk ishte i kualifikuar, apo i trajnuar për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në punë.

Ai tha se atë ditë kur Mentor Ramadani kishte rrëshqitë nga çatia, ata si staf i kishin pasur pajisjet e punës si rripat e sigurisë, helmetat, këpucët, dorëzat, sajlet, syzet, por që të gjitha këto nuk i kishin vënë punëtorët.

Ndryshe nga i dëmtuari Mentor Ramadani që mohon të ketë pasur një kontratë të punës dhe pretendon se nënshkrimi tij ishte i falsifikuar, Shqiprim Sabiti tha se i dëmtuari Mentor Ramadani kishte kontratën e punës në pozitën e punëtorit saldues dhe vendosjes së paneleve.

Dëshmitari Shqiprim Sabiti, tha se vendi ku ka punuar i dëmtuari Mentor Ramadani bashkë me dy punëtorë të tjerë ka qenë me lartësi 7 – 8 metra dhe se asnjëherë gjatë punës nuk i kishin vendosur pajisjet e punës.

Mirëpo, i dëmtuari Mentor Ramadani duke dhëne vërejtje në dëshminë e dëshmitarit, tha se nuk kanë pasur pajisje dhe se këpucët i kishte blerë vetë.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Skandal: Prokurori filmohet duke negociuar dënim më të ulët për biznesmenin

Dy seanca kishin dështuar të mbaheshin, njëra për shkak të trajnimit të gjyqtarëve e tjetra për shkak të mungesës së të akuzuarit Kadrush Rexhepi.

Pas raportimit të KALLXO.com, prokurorit Rexhep Maqedonci i shqiptohet masë disiplinore

Kadrush Rexhepi po akuzohet për veprën penale të asgjësimit, dëmtimi ose heqjes së pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimit të sigurisë në vendin e punës.

Në lidhje me këtë rast, ishte ndëshkuar prokurori Ramiz Buzhala, ndaj të cilit i është shqiptuar një masë disiplinore nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Pas raportimit të KALLXO.com, prokurori Maqedonci largohet nga rasti i studentes që u ankua për ngacmim seksual

Rezultati këtij ndëshkimi kishte ardhur si pasojë se prokurori Buzhala gjatë trajtimit të një rasti e kishte udhëzuar familjarin e një viktime të lënduar në vendin e punës, në mënyrë që viktima të tërhiqet nga ndjekja penale ndërsa pronari i një biznesi të dënohet më pak.

Kallxo.com pas një hulumtimi me shkresë të veçantë kishte informuar edhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, për sjelljen e prokurorit Buzhala.

Ky hulumtim është transmetuar edhe në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

https://kallxo.com/video-i-lenduari-ne-vend-te-punes-tregon-betejen-me-drejtesine/

Në këtë emision ishte transmetuar filmimi gjatë një takimi në mes të prokurorit dhe një familjari të viktimës Mentor Ramadani nga Ferizaj, i cili është lënduar në vendin e tij të punës.

Mesazhi nga zyrat e Prokurorisë: Lidhjani kryt diqysh! (VIDEO)

Gjatë bisedës së tyre, prokurori i ka sugjeruar familjes që mos ta ndjekin penalisht pronarin e biznesit me arsyetimin se nuk është në të mirë të tyre që pronari të jetë i dënuar.

Skandal: Prokurori filmohet duke negociuar dënim më të ulët për biznesmenin

Pas raportimeve të kallxo.com , ky është prokurori i dytë që po ndëshkohet për shkelje të Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale.

https://kallxo.com/ligji/pas-raportimit-te-kallxo-com-prokurorit-rexhep-maqedonci-i-shqiptohet-mase-disiplinore/

Gjykatësja e rastit, Ilirjana Hoti caktoi datën 5 shkurt, për dëgjimin e dëshmitarit Labinot Kameri.