Skandal: Prokurori filmohet duke negociuar dënim më të ulët për biznesmenin

Emisioni Drejtësia në Kosovë ka transmetuar të premtën pamje nga kamerat e fshehura në ambientet e punës së Prokurorit Ramiz Buzhala në Gjakovë. Prokurori është filmuar gjatë një takimi me famijarë të Ruzhdi Ramadanit një qytetari nga Ferizaj i cili është lënduar në një aksident në punë.

Gjatë bisedës është zbuluar se prokurori i ka sygjeruar familjes që mos ta ndjekin penalisht pronarin e biznesit me arsyetime se nuk është në të mirë të tyre që pronari të jetë i dënuar.

Mentor Ramadani ishte lënduar në vitin 2016 në një aksident në punë ndërsa rasti penal ndaj pronarit të kompanisë ende nuk ka përfunduar.

Takimi në mes prokurorit dhe vëlait të vitkimës është zhvilluar në kohën kur aktakuza është në gjykatë ndërsa biseda ne mes tyre vazhdon kur prokurori i thotë vëllait të viktimës se çka ki interes ti nëse pronari dënohet, pasi që një pronar i ligë nuk do mund ta paguaj dëmin.

“ Kur të vjen fundi me ngu vllaun, ai mundet me thanë jena marrë vesh, nuk kam qef m’u dënu, ka ndodhë pa dashje, edhe këto i merr gjykata te masa e dënimit” është dëgjuar prokurori.

Ai tutje u ka thënë familjarëe se për ta nuk është e rëndësishme të dënohet pronari

“Juve është me rëndësi ky veç me u shpallë fajtor, nuk është me rëndësi masa e dënimit në gjykatë”citohet prokurori . Ai tutje ka përmendur raste civile të aksidenteve të komunikacionit ndërsa ka thënë se familjes nuk i duhet një pronarë i dënuar

“Po flas shumë popullore, çka ki interes ti me qenë pronari i dënuar. Çka, çka fiton, ty të vyn sot shumë më i fortë më qenë ai pronar që me mujt me pagu pensionin e paret e krejt” ka thënë prokurori Buzhala

Deklaratat e prokurorit dhe emisionin e plotë ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni ne linkun e mëposhtëm.

https://video.gjirafa.com/190510-emision-drejtesia-ne-kosove-prokurori-ne-negociata