FOTO ILUSTRIM

Prizren, rrëmbehet një shtetas i Turqisë

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kishin rrëmbyer  dhe kishin mbajtur në një vend të panjohur një shtetas të Republikës së Turqisë.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur në Prizren më 17 shtator, rreth orës 18:00.

Policia raporton se është njoftuar Konsullata turke.

Viktima kishte lëndime të lehta në kokë dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.