Vushtrri – Aksident me të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë

Sipas policës aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave civile, ndërsa katër persona janë lënduar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 18:36.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes te dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit dy drejtuesit dhe dy pasagjerë pësojnë lëndime trupore“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Vushtrrisë.