foto: Ilustrim

Vdes një person në Podujevë, bie nga traktori

Një person në Podujevë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi dyshohet se ka rënë nga traktori në fushë punuese.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, thuhet në raport policor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.