Ilustrim

Pejë: Goditen Fajdet, për 1 mijë e 700 euro viktima pagoi 90 mijë euro

Një operacion i njësisë së hetimeve në stacionin e policisë në Pejë ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për fajde.

Tre të dyshuarit njëri nga Deçani e dy nga qyteti i Pejës dyshohet se për disa vite zhvatën mijëra euro nga një qytetarë. KALLXO.com mëson se viktima kishte deklaruar në polici se kishte marrë 1 mijë e 700 euro borxhe ndërsa ka kthyer 90 mijë euro ndërsa të dyshuarit ishin duke i kërkuar edhe 19 mijë të tjera.

KALLXO.com mëson se tre të dyshuarit me vendim të prokurorit të Pejës janë paraburgosur.