FOTO ILUSTRIM

Ferizaj, vidhen stoli ari dhe para të gatshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj ka ndodhur një vjedhje e rëndë, dje pas mesnatës.

Viktima ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç ‘rast kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Sipas Policisë, njësitë policore kompetente janë në hetim të rastit.